Ndërlidhjet

KAJRO/ANKARA


Kryeministri britanik Tony Blair ka arritur sot në Egjipt, për bisedimet paqësore në Lindjen e Mesme. Blair, pas takimit me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak, tha se ditët e ardhshme do të jenë kritike rreth vendimit nëse izraelitët dhe palestinezët do të pajtohen të heqin dorë nga dhuna.
Më herët kryeministri Tony Blair është takuar në Ankara me homologun e tij turk Recep Tayip Erdogan.
"Arsyeja pse të dyja vendet Britania dhe Turqia po mundohen të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta ndryshuar situatën në Palestinë dhe marrëdhëniet izraelito-palestineze, është pikërisht për shkak të asaj që e kemi parë atje në 24 orët e fundit. Dhe nëse nuk arrijmë të ndërmarrim diçka urgjente, sigurisht se situata vetëm sa do të përkeqësohet", ka thënë Blair.
XS
SM
MD
LG