Ndërlidhjet

MOORE:"PERENDIMI UNIK RRETH KOSOVËS"


Patrick MOORE, anlist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ka sinjalizuar Këshillin e Sigurimit se shtyerja e mëtejme e vendimit për statusin e Kosovës mund të shkaktoj jostabilitet në rajon. Por, ambasadori rus Vitali Çurkin ka akuzuar liderët e Kosovës se përmes kërcnimit se do të ketë revolta në rast të shtyerjeve të mëtjme, ata në fakt po shantazhojnë. Si i shihni ju këto prononcime?

PATRICK MOORE
Ajo që zoti Rucker është duke e bërë është rikthimi te qëndrimet e diplomatit norvegjez Kai Aide në vjeshtën e vitit 2005 i cili kishte potencuar se shtyerja ose paqartësia do t'u konvenoi ekstremistëve dhe do të çoi drejt trazirave. Pra, duhet qartësuar situata rreth statusit, sepse status quoja nuk është e favorshme për askë. Sa i përket zotit Çurkin ai thjesht është duke mbrojtur interesat e Serbisë, përmes inkurajimit të shtyerjeve të mëtejme, me shpresën se vendet perendimore do të humbasin interesimin dhe do të braktisin Kosovën. Kjo është politika serbe gjatë gjithë kohës. Ndërkaq, kur zoti Çurkin flet për shantazhet, ai vetëm manifeston disa nga taktikat primitive që i ka mësuar në shkollat diplomatike sovjetike të udhëhequra nga njerëzit e ish ministrit të Jashtëm Andrej Gromiko. Është një praktikë e vjetër sovjetike dhe nuk duhet trajtuar me seriozitet.

RADIO EVROPA E LIRË
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkura, Britanisë së Madhe dhe të Francës kanë thënë se statusi duhet të jetë i pranueshëm për popullin e Kosovës dhe në harmoni me parimet e Grupit të Kontaktit. A është ky një sinjal se Perendimi është unik sa i përket statusit të Kosovës?

PATRICK MOORE
Unë shpresoj se ata janë unik dhe se do të mbeten unik. Gjithashtu besoj se kanë mësuar disa gjëra nga gabimet që janë bërë. Gabimi më i madh që është bërë nga viti 1999 është sjellja e Beogradit në procesin negociator, në vend se që nga fillimi t'u thuhej se e kishin humbur luftën dhe se me veprimet në vitet '98 dhe '99 kishin humbur çdo të drejtë që të thirreshin në Kosovën. Beogradit është dashur thënë se ata duhet të pastrojnë rradhët e veta, ndërsa çështjen e statusit të Kosovës do ta zgjidhnin ndërkombëtarët bashk me kosovarët, përkatësisht me të gjitha komunitetet etnike që jetojnë në Kosovë. Pas Luftës së Dytë Botërore kur Gjermania humbi, gjermanëve u ishte thënë se për kushtet nuk do të negocohej me ata. Pas humbjes së luftës në qershorin e vitit '99, Serbia është dashur trajtur në të njejtën mënyrë. Sjellja e Serbisë në procesin negociator ishte një gabim i madh.

RADIO EVROPA E LIRË
"The Washington Times" ka shkruar se "Kosova ende ka gjasa reale që të jetë një sukses i madh dhe me ekonomi të zhvilluar, por gjithashtu mund të përjetoi edhe kaos, nëse bashkësia ndërkombëtare nuk fillon së vepruari me më shumë vendosmëri se sa deri tash". A mendoni se vërtetë Kosova mund të përfundoi në kaos?

PATRICK MOORE
Nëse çështje e statusit nuk do të trajtohet seriozisht çdo gjë është e mundur duke përfshirë edhe kaosin. Besoj se kosovarët nuk do të lejojnë të ndodh një gjë e tillë, por dështimi për të qatësuar statusin në dritën e pavarësisë do të bënte që të përfitojnë vetëm ekstremistët e të gjitha palëve. Është fare evidente se pa qartësimin e statusit nuk mund të ketë lëvizje përpara dhe zhvillim ekonomik.

RADIO EVROPA E LIRË
Pas largimit të UNMIK-ut, në Kosovë do të ketë një mision të Bashkimit Evropian. Si e shihni ju ate?

PATRICK MOORE
Shoh aspekte pozitive dhe negative. Aspekti më pozitiv për aq sa kam kuptuar qëndron në faktin se ky mision do të jetë shumë më i vogël se UNMIK-u. Pozitiv është edhe fakti që ai mision do të veproj në rrethanat e një statusi të qartësuar dhe jo të një status – quoje siç ka qenë rasti me UNMIK-un. Aspektet negative të misionit kanë të bëjnë me vetë natyrën e Bashkimit Evropian, që është një bryokraci jodemokratike, e pa zgjedhur dhe e njohur për arrogancë dhe politika imponuese ndaj Ballkanit. Kjo nuk sugjeron se ata do të ndihmojnë shumë, se do të dëgjojnë hallet e atjeshme dhe se do të largohen kur të vijë koha për t'u larguar. Frikësohem se do të tentojnë të ndërlikohen në shumë gjëra, të zgjërojnë byrokracinë dhe ta vazhdojnë sa më shumë qëndrimin. Është për t'u shqyetësuar nëse ky mision do t'i gjasoj misionit të dështuar në Bosnjë. Kjo nuk është një reçetë e mirë për demokracinë. Personalisht kisha pasur dëshirë që UNMIK-u të ishte zëvendësuar jo nga Bashkimi Evropian, por nga një ekip ndërkombëtar që do të përbëhej nga përfaqësuesit e Quintit. Ky do të ishte model më i mirë, sepse do të kishim të bënim me qeveri konkrete që do të dërgonin përfaqësues të përgjegjshëm dhe jo si këta nga Bashkimi Evropian që vijnë nga struktuart gati të padukshme të Brukselit. Kjo strukturë krahas pranisë së Bashkimit Evropian gjithashtu do të garantonte praninë amerikane në planin ushtarak dhe civil. Kjo do të kishte efekte pozitive në Kosovë.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG