Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjatë një vizite të papritur në Bagdad, kryeministri i Britanisë Tony Blair i ka dhënë mbështetje të plotë kryeministrit irakian dhe u ka bërë thirrje vendeve fqinje të mos e minojnë qeverinë e Nuri al-Malikit.
Blair tha se ai dhe al-Maliki kanë diskutuar për nevojën e pajtimit kombëtar, ndërtimin e forcave irakiane të sigurisë dhe "rëndësinë e mbështetjes së këtij procesi nga të gjitha vendet në rajon".
"Mendoj se është me rëndësi që ne ta ushtrojmë tërë presionin dhe autoritetin që kemi për t'u siguruar se të githa vendet në rajon do ta mbështesin Irakun, popullin dhe demokracinë e tij. Ky është një obligim shumë i fuqishëm, i theksuar në rezolutat e Kombeve të Bashkuara, që të gjitha vendet ta mbështesin qeverinë e kryeministrit dhe popullin irakian, dhe të mos i minojnë ato", tha Blair.
Në zhvillime tjera, policia irakiane tha se ka gjetur 53 trupa të pa jetë që ishin ekzekutuar në Bagdad. Data e vrasjes nuk u bë publike. Po sot në Bagdad persona të maskuar si policë kanë rrënmbyer 10 veta nga zyrat e Kryqit të Kuq.
Në qytetin Qerbela, policia tha se të shtunën ka gjetur një varrezë masive me më shumë se 30 kufoma, që sipas të gjitha gjasave, janë vrarë nga regjimi i Saddam Husseinit.
Dje u njoftua edhe për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në veri të Bagdadit. Agjencitë e lajmeve pohojnë se nga marsi, 2003 më shumë se 2900 ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak.
XS
SM
MD
LG