Ndërlidhjet

TRIPOLI


Një gykatë në Libi i dënoi sot me vdekje një mjek palestinez dhe 5 infermiere bullgare me akuzat se kanë infektuar qindra fëmijë me virusin HIV në një spital të Libisë.
"Bashkimi Evropian e dënon ashpër këtë vendim", tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Johannes Laitenberger.
"Komisioni Evropian thjeshtë nuk e pranon këtë vendim. Komisioni përsërit shqetësimet serioze lidhur me bazën sipas së cilës pesonat e akuzuar janë persekutuar, për trajtimin e tyre gjatë paraburgimit dhe shtyrjet tepër të gjata të procesit", tha Laitenberger.
XS
SM
MD
LG