Ndërlidhjet

TIRANË


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë njoftoi se ka dërguar grupin e parë të vëzhguesve për zgjedhjet lokale të 20 janarit në Shqipëri.
Ekipi përbëhet nga 22 vëzhgues të cilët do t'i mbulojnë zgjedhjet në mbarë vendin.
Vëzhguesit janë nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut pranë OSBE-së, e cila gjithsejt për zgjedhjet në Shqipëri do t'i dërgojë 430 vëzhgues. Komuniteti ndërkombëtar ka theksuar se zgjedhjet e 20 janarit janë testi kryesor për aftësitë e autoriteteve në Shqipëri për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG