Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetarja e Qendrës koordinuese të Serbisë për Kosovën, Sanda Rashkoviq Iviq ka thënë se edhe pas propozimit të Martti Ahtisaarit, do të duhej të vazhdonin bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës për një zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës. Në një intervistë për gazetën beogradase, Blic, ajo ka shprehur bindjen e saj se statusi nuk do të zgjidhet në mars ose në qershor. Në këtë aspekt ajo tha se "në bashkësinë ndërkombëtare ka ndryshime të rëndësishme në qëndrimet për afatet" duke shtuar se "kundër vendimit të shpejtë janë anëtarët e rëndësishëm të Grupit të Kontaktit – Gjermania dhe Italia". Sanda Rashkoviq Iviq ka thënë se zyrtarisht i është vërtetuar se Rusia në Këshillin e Sigurimit nuk do të votoj për pavarësinë e Kosovës dhe se do të jetë edhe kundër miratimit të "rezolutës së re të paqartë dhe neutrale, në të cilën nuk përmendet as sovraniteti i Serbisë e as pavarësia e Kosovës".
XS
SM
MD
LG