Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qëndrimi i Këshillit të Sigurimit të KB është se pas propozimit të Martti Ahtisaarit do të duhej të vazhdojnë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për një zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës, ka deklaruar Kryetarja e Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovën, Sanda Rashkoviq Iviq.
Në një intervistë për gazetën Blic, ajo ka shprehur bindjen se statusi nuk do të zgjidhet në mars ose në qershor.
"Në bashkësinë ndërkombëtare ka ndryshime të rëndësishme në qëndrimet për afatet", tha ajo, për të shtuar se "kundër vendimit të shpejtë janë anëtarët e rëndësishëm të Grupit të Kontaktit, si Gjermania dhe Italia".
XS
SM
MD
LG