Ndërlidhjet

XHAKARTA


Sot mbushen dy vjet nga tsunami shkatërrimtar në Oqeanin Indian, i cili la mbi 220.000 të vdekur dhe qindra mijë të pastrehë në 12 vende.
Ceremonitë përkujtimore po mbahen në plazhet e Tajlandës e deri te ujdhesat Nikobar, për të përkujtuar ata që u zhdukën kur tërmeti nënujor me fuqi 9 ballë të Rihterit shkaktoi valë gjigante më 26 dhjetor.
"Është e dhimbshme. Do ta kujtoj gjatë gjithë jetës sime. Ju dëshiroj suksese, atyre që e ndajnë fatin e njejtë me mua, dhe ju ftoj që mos ta harrojmë atë ditë dhe t'i ofrojmë përkrahje morale njëri tjetrit, për tejkalimin e kësaj përvoje të hidhur", tha një e mbijetuar.
XS
SM
MD
LG