Ndërlidhjet

MEKË


Në Arabinë Saudite ka filluar pelegrinazhi vjetor i Haxhillëkut, ku po marrin pjesë më shumë se 2 milionë myslimanë.
"Jemi nisur nga Meka e shenjtë për në Medinë. Atje do ti kryejmë pesë lutje dhe më pas do të nisemi për në malin Arafat", tha një pelegrin nga Afganistani.
Haxhillëku, është një nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame.
Për këtë vit, Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite tha se janë mobilizuar personel i mjaftueshëm mjekësor dhe janë vendosur spitale fushore në Mekë dhe Medinë.
Ndërkohë raportohet se janë ndërmarrë dhe masa të shtuara të sigurisë.
XS
SM
MD
LG