Ndërlidhjet

PRAGË


Në Tajlandën Jugore ku valët e cunamit kanë lënë shumë të vdekur, mijëra njerëz kanë mbajtur ceremoni mortore në ndërrimin e motmoteve.
Viti 2005 filloi në Australi me një minutë heshtjeje, para se të ndizeshin fishkezjarret vjetore në Sidney.
Në Nju Jork muzika dhe gëzimi u ndërpre për të mbajtur një minutë heshtje. Në Evropë viti i ri ishte më i zymtë sesa zakonisht.
Në Portën e Bradenburgut në Berlin, sheshi i e ahengjeve u shndërrua në ngritjen e një fondi për viktimat e cunamit.
Pemët përgjatë Champ Elyses në Paris ishin mbuluar me të zeza. Holanda, duke përfunduar presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, kërkoi tre minuta heshtjeje në tërë Evropën në mesditën e së mërkurës së ardhshme.
Në Moskë presidenti rus Vladimir Putin, kërkoi nga të gjitha vendet e Rusisë që të kujtojnë atë që ai e quajti "vit dramatik".
XS
SM
MD
LG