Ndërlidhjet

XHAKARTË


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të ndodhë një "katastrofë shëndetësore" në vendet e Azisë Jugore te prekura nga cunami, nëse nuk sigurohet uji i pijshëm.
Organizata vlerëson se 500 mijë njerëz janë lënduar nga përmbysja e para 9 ditëve, që la të vdekur 150 mijë të tjerë.
Shtetet nga tërë bota po rrisin ndihmat humanitare për viktimat e cunamit.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell ishte në Tajlandë dhe Indonezi për të vlerësuar për së afërmi dëmet.
"Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të ndihmuar popullin e vendeve të rajonit që kanë pësuar nga cunami", ka thënë Powell.
Ndërkohë, edhe qeveria e Shqipërisë është solidarizuar me viktimat e cunamit duke shpallë të mërkurën ditë zie.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG