Ndërlidhjet

BEOGRAD


Administratori ndërkombëtar i Bosnjes Paddy Ashdown u tërhoqi vërejtjen liderëve serbë se ata duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar arrestimin e serbëve të Bosnjes të kërkuar nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte.
"Kam ardhur këtu me një mesazh të qartë. Banja Llukës i nevojitet ndihma juaj", u ka thënë Ashdown liderëve serbë gjatë vizitës njëditëshe në Beograd.
Ndërkohë, sipas një ankete të opinionit, të publikuar sot, një e treta e serbëve përkrahin ekstradimin e të dyshuarve në Tribunalin e Hagës, por më pak se 12 për qind kanë thënë se i besojnë gjykatës.
XS
SM
MD
LG