Ndërlidhjet

XHAKARTA


Ka përfunduar në Xhakarta të Indonezisë takimi i udhëheqësve botërorë, që synonte bashkërendimin e ndihmave dhe masave në përgjigjje të katastrofës së tsunamit. Gjithsej janë premtuar 4 miliardë dollarë ndihma, derisa kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka kërkuar nga vendet që të mbajnë premtimet në mënyrë që të mënjanojnë një valë të dytë vdekjesh në Azinë Juglindore.
Vetëm Bashkimi Evropian ka premtuar 350 milionë euro në ndihmë të viktimave nga katastrofa e tsunamit. Kjo shumë e ndarë nga Komisioni Evropian, që duhet të miratohet dhe nga Parlamenti, do t'i bashkangjitet ndihmës që shtetet anëtare kanë dërguar individualisht në zonat e prekura.
"Shuma e përgjithshme e ndihmës e dhënë nga Bashkimi Evropian, institucionet evropiane dhe vendet anëtare shkon në mbi 1.5 miliardë euro, pra afro 2 miliardë dollarë", tha Barroso, kreu i Komisionit Evropian.
Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se ndihmat humanitare amerikane do të viheshin në bashkërendimin e Kombeve të Bashkuara.
Vendet e arabe të Gjirit Persik, përfshi Arabinë Saudite kanë filluar të rrisin ndihmat e premtuara për viktimat. Arabia Saudite është angazhuar se do të japë 30 milionë dollarë.
Ndërkaq në një burg të sigurisë së lartë në Hong Kong në Azi, të burgosurit kanë mbledhur mbi 18 mijë dollarë ndihma.
XS
SM
MD
LG