Ndërlidhjet

XHAKARTA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka kërkuar nga udhëheqësit botërorë të mbajnë premtimet e dhëna për ndihma të goditurve nga katastrofa e tsunamit. Thirrja e Annanit u bë në përmbyllje të konferencës ndërkombëtare që u mbajt në kryeqytetin e Indonezisë për të bashkërenduar ndihmat. Vendet e ndryshme dhe organizatat ndërkombëtare premtuan 4 miliardë ndihma për vendet e goditura nga tsunami, që la mbi 150 mijë të vdekur e miliona të tjerë të pastrehë e pa të ardhura.
Pjesëmarrësit në konferencë mbështetën projektin për krijimin e një sistemi që njoftonte paraprakisht për mundësinë e tsunamit.
XS
SM
MD
LG