Ndërlidhjet

XHAKARTA


Numri i viktimave nga tsunami në rajonin e Azisë juglindore i ka kaluar të 160 mijët. Rritja e numrit te viktimave erdhi pasi numri i të vdekurve nga katastrofa në Indonezi ka shkuar gjatë 24 orëve të fundit në mbi 113 mijë, derisa mbi 10 mijë të tjerë raportohen të zhdukur.
Kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, dhe presidenti i bankës Botërore James Wolfenson kanë vizituar mëngjesin e sotëm Ache, zona më e goditur në Indonezi.
"Kemi udhëtuar përgjatë bregut perëndimor të ishullit të Sumatrës dhe më duhet të them se nuk kam parë asnjëherë një shkatërrim të tillë, milje pas milje", tha Annan.
Ndërkaq shefi i diplomacisë amerikane, Colin Powell po qëndron në Sri Lanka, që është ndalesa e fundit në turin e tij në zonat e goditura nga katastrofa. Powell ishte i befasuar nga ecuria e operacioneve të ndihmës.
XS
SM
MD
LG