Ndërlidhjet

BAGDAD


7 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Bagdad si pasojë e një sulmi me bombë, derisa dy të tjerë u vranë në rajonin Anbar të Irakut gjatë 24 orëve të fundit. Burimet ushtarake amerikane kanë bërë të ditur se gjendja e sigurisë mbetet problematike në 4 nga 18 rajonet kryesore të Irakut, por sipas tyre, mbajtja e zgjedhjeve është e domosdoshme.
Ndërkaq Pentagoni do të dërgojë gjeneralin në pension, Gary Luck, në Irak të analizojë e raportojë lidhur me strategjinë ushtarake amerikane të ndjekur në Irak, që ka qenë shpesh cak i kritikave.
Në të tjera zhvillime ish kandidati presidencial në zgjedhjet e nëntorit, John Kerry, ka vizituar trupat amerikane në Mosul dhe i ka falenderuar ata për kurajon dhe sakrificat.
XS
SM
MD
LG