Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar 10 milionë dollarë ndihma për Serbinë e Malin e Zi, për shkak të dështimit të Beogradit në bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavinë.
Kjo shumë është shtesë në 16 milionë dollarët e ndihmave të pezulluar vitin e kaluar për të njëjtat arsye.
Departamenti i Shtetit i ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të marrin të gjitha masat për arrestimin dhe dërgimin në Hagë të të akuzuarve për krime lufte si Ratko Mlladic.
Nga ana tjetër Uashingtoni zyrtar ka shtuar se po shohin mundësinë e dhënies së paketës së ndihmave në vlerë prej 73.6 milionë dollarë orgnizatave dhe strukturave të tjera, të vendosura për reforma, e që janë jashtë pushtetit qëndror të Beogradit.
XS
SM
MD
LG