Ndërlidhjet

GJENEVË


Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kanë kërkuar sot nga Serbia e Mali i Zi nga njëra anë dhe Kosova nga ana tjetër të zgjidhin fatin e 3 mijë personave të zhdukur nga lufta e fundit.
Kjo kërkesë ka ardhur pas takimit të shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen me kreun e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Jakob Kellenberger. Jessen Petersen ka vlerësuar se cështja e personave të zhdukur "para së gjithash është një cështje humanitare. Familjet e personave të pagjetur po vuajnë për një kohë të gjatë." Pas takimit është kërkuar fillimi i dialogut Prishtinë-Beograd për personat e zhdukur.
XS
SM
MD
LG