Ndërlidhjet

VARSHAVË


Ministri polak i Mbrojtjes, Jerzy Szmajdzinski, ka deklaruar se trupat amerikane dhe polake kanë shpëtuar qendrën arkeologjike në Babilon të Irakut, e cila po të mos ishin ushtarët amerikanë do ishte grabitur si muzeumet e tjera të Irakut.
Këto deklarata synojnë të hedhin poshtë raportin e fundjavës të publikur nga Muzeu britanik, sipas të cilit, trupat amerikane kanë dëmtuar rëndë qytetin antik, duke ngritur një kamp ushtarak në rënojat e tij në prill të 2003.
Edhe ministri irakian i kulturës e ka cilësuar gabim të rëndë ngritjen e bazës ushtarake në një qendër arkeologjike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG