Ndërlidhjet

NJU JORK


Kombet e Bashkuara kanë ngritur në shkallë të lartë gatishmërinë dhe kujdesin për punonjësit humanitarë në Indonezi, pas informacioneve nga Ministria e Jashtme e Danimarkës për "sulme të mundshme terroriste".
Burimet e Kombeve të Bashkuara kanë bërë të ditur se po hetojnë informacionet e sjella nga burimet daneze.
Ndërkaq është rritur numri i viktimave nga sunami në 168 mijë pas rritjes së këtij numri në Sri Lanka.
Nga ana tjetër vazhdon grumbullimi i ndihmave për viktimat e sunamit. Afganistani, një nga vendet më të varfëra ka dërguar gjatë ditës në Indonezi një aeroplan me ndihma dhe personel mjekësor.
XS
SM
MD
LG