Ndërlidhjet

KIEV


Në Parlamentin ukrainas u bë inaugurimi i presidentit të ri të Ukrainës Viktor Yushchenko.
Në ceremonialin morën pjesë qindra të ftuar, përfshirë sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell dhe presidentët e shtatë vendeve.
"Unë Viktor Yushchenko, i zgjedhur me vullnetin e popullit për president të Ukrainës, solemnisht betohem që me të gjitha mundësitë e mia ta mbroj sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës", tha pos tjerash Yushchenko duke mbajtur në njërën dorë Biblën, e në tjetrën Kushtetutën e vendit.
Pas betimit, Yushchenko u tha mbështetësve të vet në sheshin kryesor të Kievit, se ai synon t'i sigurojë Ukrainës vendin në Evropën e bashkuar si anëtare e BE-së.
Inaugurimi u bë pas një beteje të gjatë me ish kryeministrin Viktor Yanukovich. Yushchenko fitoi pas rivotimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi Gjykata Supreme i shpalli të pavlefshme votimet për shkak të manipulimeve.
XS
SM
MD
LG