Ndërlidhjet

BAGDAD


Grupi militant i Abu Musab al-Zarqawit e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e sotëm vetëvrasës në Bagdad afër zyrave partiake të kryeministrit Iyad Allawi, ku u plagosën 10 njerëz, përfshirë 8 policë dhe 1 civil.
Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Irak John Negroponte tha se forcat amerikane dhe irakiene kanë "elaboruar plane të sigurisë" për t'i mbrojtur zgjedhjet e së dielës nga sulmet e militantëve.
"Pres që në zgjedhjet të shohim një pjesëmarrje të fuqishme të votuesve në pjesën veriore dhe jugore të vendit. Do të ketë disa zona problematike në trekëndëshin sunit, sidomos në provincat al-Anbar dhe Nineveh", tha Negroponte.
XS
SM
MD
LG