Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia e Irakut është përleshur sot me militantët në një lagje të Bagdadit. Ka raporte se ka policë të vrarë por ende nuk ka detaje. Poashtu sot, ushtria amerikane ka kumtuar se një pjesëtar i saj ka vdekur nga plagët që mori kur patrulla e tij ishte goditur nga një mjet shpërthyes mbrëmë vonë në Bagdad. Në një incident tjetër, persona të armatosur kanë vrarë gjyqtarin irakian, Kais Hashim Shameri, derisa ai po largohej nga shtëpia e tij në Bagdadin lindor, kanë informuar burime policore. Agjencitë e lajmeve informojnë se me këto sulme kryengritësit po synojnë pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve të 30 janarit.
XS
SM
MD
LG