Ndërlidhjet

VARSHAVË


Shënimi i 60 vjetorit të çlirimit të kampit të Aushvicit ka filluar sot me një lutje në pjesën jugore të Polonisë, në fshatin Harmeze. Gjatë luftës së Dytë Botërore nazistët kishin hedhur atje hirin e shumë viktimave nga dhomat e gazit. Udhëheqësit botëror, të mbijetuarit dhe ish ushtarët sovjetikë do të mblidhen neser tek memoriali për nder të viktimave. Në këtë kamp llogariten të jenë ekzekutuar deri në 1.5 milionë njerëz, nga të cilët së paku 1 milionë kanë qenë hebrejë. Gjithsej 6 milionë hebrejë janë vrarë gjatë holokaustit.
XS
SM
MD
LG