Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan kërkoi sot nga të gjithë irakianët që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, pasi, në këtë mënyrë ata do të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre. Zoti Annan tha se këto zgjedhje paraqesin "hapin e parë të madh drejt Kushtetutës së re dhe Irakut të lirë e stabil". Ndërkaq, duke folur në një konferencë për gazetarë në Bagdad, zëvendëskryeministri i Irakut, Berham Saleh tha se zgjedhjet e 30 janarit do të jenë të suksesshme. Ai mëtutje tha:
-Këto zgjedhje nuk do të ishin të mundshme pa çlirimin e Irakut dhe pa sakrificën e forcave amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe shpresoj se opinioni amerikan e kupton se këto sakrifica nuk ishin të padobishme.