Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak filloi numërimi i votave nga zgjedhjet e djeshme për Asamblenë Kombëtare. Sipas zyrtarëve rreth 60 përqind e të regjistruarve morën pjesë në zgjedhje. Ministri i Përkoshëm i Punëve të Brendshme, Falah Al Nakib, në një intervistë ekskluzive për Radion "Evropa e Lirë", përveç tjerash tha se është shumë krenar me njerëzit e Irakut. "Jam plotësisht i bindur se bijtë tanë në polici dhe në forcat e armatosura, do të jenë në gjendje të mundin terrorizmin", tha ministri Al Nakib, sipas të cilit populli i Irakut dhe forcat e sigurisë e vërtetuan, dje, një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG