Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Shqiptarët dhe serbët vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme sa i përket decentralizimit dhe reformës së pushtetit lokal në përgjithësi, ndërsa Grupi Kontakt Plus sipas paralajmërimeve, do të përpiqet t’i përafrojë këto qëndrime gjatë kësaj jave në Prishtinë.
Hysni Bajrami, një ndër hartuesit e kornizës së qeverisë së Kosovës dhe UNMIK-ut për reformën e pushtetit lokal, thotë se qeveria është përcaktuar që në kuadër të reformimit të pushtetit lokal, të bëhet edhe decentralizimi, por jo si proces më vete. Ai tha se institucionet kanë ndërtuar strategjinë e reformave, duke hartuar ligjin për vetëqeverisjen lokale. Në fund është krijuar edhe grupi i përbashkët punues i qeverisë, UNMIK-ut, Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe faktorëve të tjerë relevantë, puna e të cilëve ka rezultuar me dokumentin bazë për reformat e vetëqeverisjes dhe dokumentin për pilot-projektet.
"Sipas dokumentit kornizë nuk ka pilot-projekte mbi baza etnike, por do të shkohet edhe me komuna mikse edhe me komuna të pastra, por kurrsesi në baza etnike, sikur ka tentime. Në dokumentin e fundit që ka dalë, ka pasur tentime që të shkohet kryesisht mbi baza etnike", tha zoti Bajrami, duke besuar se pilot-projektet do ta kanë funksionin e tyre themelor për të testuar përgjegjësitë shtesë që marrin komunat dhe nuk do të motivohet mbi baza etnike, pasi në këtë mënyrë do të binte poshtë i gjithë koncepti i reformës së qeverisjes lokale.
Mirëpo, përfaqësuesi i Listës Serbe për Kosovën e Metohinë, Oliver Ivanoviq, thotë se pilot-projektet dhe decentralizimi në përgjithësi për serbët kanë domethënie tjetër:
"Decentralizim do të thotë që Graçanica të jetë komunë, si edhe Parteshi, që do të kenë shumë më shumë kompetenca, seç kanë komunat aktualisht dhe do të kenë njëfarë pavarësie në veprimet e tyre," tha Ivanoviq. Kjo sipas tij do të thotë që qytetari të mund të kryejë në këto komuna edhe punët me rëndësi jetike.
Një pikë tjetër ku thyhen heshtat ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve sa i përket decentralizimit, është edhe roli që duhet të ketë Beogradi. Përderisa serbët e Kosovës edhe pjesëmarrjen e tyre në institucione e kanë kushtëzuar me zbatimin e planit të qeverisë së Beogradit në reformën e pushtetit lokal në Kosovë, zyrtarët e UNMIK-ut dhe ata të qeverisë kanë thënë se Beogradi mund të ketë vetëm rol këshilldhënës.
Zoti Hysni Bajrami tha se grupi punues për reformën e pushtetit lokal, ka deklaruar disa herë se është e mundur të inkorporohen të gjitha propozimet, edhe ato të Beogradit, që inkorporohen në tërë konceptin e reformës së qeverisjes lokale, gjë që sipas tij, nuk është rasti me planin e qeverisë së Serbisë:
"Plani që paraqet qeveria e Serbisë nuk është plan për reformën e qeverisjes lokale, nuk është projekt për reformën e qeverisjes lokale, por është projekt që synon enklavizimin, regjionalizimin e Kosovës dhe në fund të fundit ndoshta edhe ndarjen e Kosovës."
Ndërkohë, Oliver Ivanoviq, udhëheqës i subjektit të serbëve të Kosovës, që ka tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës, mendon se roli i Beogradit në proces duhet të jetë më i madh:
"Roli i Beogradit nuk mund të kufizohet vetëm në rol këshilldhënës, por thjesht duhet të gjendet një zgjidhje ndërmjet asaj që kërkon Beogradi dhe asaj që UNMIK-u është i gatshëm të ofrojë," tha Ivanoviq, sipas të cilit, një zgjidhje e tillë do t’ua krijonte rastin përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, që të marrin pjesë aktivisht në grupet punuese dhe të ndihmojnë finalizimin e këtij procesi.
Mirëpo, zyrtarët më të lartë të Kosovës disa herë kanë tërhequr vërejtjen se plani i Beogradit është i papranueshëm pikërisht për faktin se mbështetet para së gjithash në kritere etnike.