Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të BE-së kanë diskutuar në takimin e tyre në Bruksel edhe për situtën në Ballkan, posaçërisht për nevojën që të gjitha vendet e këtij rajoni të bashkëpunojnë pa kushte me Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavinë.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian i kanë shtuar sot masat ndaj disa shtetasve të Republikës së Maqedonisë, kryesisht shqiptarë.
"Këto masa kanë për qëllim të parandalojnë hyrjen në territorin e BE-së për personat, të cilët aktivisht promovojnë apo marrin pjesë në veprime të dhunshme duke sfiduar Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, parimet bazë të stabilitetit dhe integritetit territorial, si dhe të karakterit shumetnikë të Maqedonisë" thuhet në vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së.
Në listën e zezë të BE-së janë shtuar emrat e nëntë shqiptarëve në mesin e të cilëve janë Idajet Beqiri, Lirim Jakupi, Agim Krasniqi, Fatmir Limani, Ruzhdi Matoshi, Naser Misimi, Taip Mustafaj, Emrush Suma dhe Sami Ukshini. Të tjerëve, që edhe më parë kanë qënë në këtë listë, u janë zgjatur masat dhe për 12 muaj.
XS
SM
MD
LG