Ndërlidhjet

SOFJE


Tetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore promovuan iniciativën 10 vjeçare për të ndihmuar romët. Deklarata e nëshkruar parasheh masat për luftimin e diskriminimit dhe varfërisë tek romët. Udhëheqësit u zotuan për hartimin e ligjeve kundër diskriminimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe integrimin e tyre. Projekti sponzorohet nga Banka Botërore dhe Instituti për Shoqëri të Hapur. Romët janë njëri nga minoritetet më të mëdha në Evropë me rreth 8 milionë, por janë edhe ndër më të varfërit.
XS
SM
MD
LG