Ndërlidhjet

BEOGRAD


Gjenerali serb, i akuzuar për krime të luftës në Kosovë, sot fluturoi në Holandë për t'iu dorëzuar Tribunalit të Kombeve të Bashkuara në Hagë.
Vlladimir Llazareviq është njëri nga katër zyrtarët e lartë të ushtrisë, të cilët Tribunali i Hagës i ka akuzuar për mizoritë e trupave serbe gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
Llazareviq javën e kaluar tha se vetë do t'i dorëzohet Tribunalit, duke mohuar çfarëdo faji.
XS
SM
MD
LG