Ndërlidhjet

GJENEVË


Bashkimi Evropian dhe zyrtarët iranianë kanë vazhduar në Gjenevë ditën e tretë të bisedimeve lidhur me programet bërthamore të Teheranit.
Jean Asselborn, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, që aktualisht ka kryesinë e rradhës së Unionit, ka bërë të ditur se janë shënuar përparime, por ka shtuar se "Irani duhet ta ketë të qartë se nuk mund të luajë me ne".
Më tej ai ka theksuar se Bashkimi Evropian kundërshton vendosmërisht mundësinë që Irani të ketë bombë bërthamore.
Ndërkaq gjatë ditës në Iran janë organizuar nga strukturat shtetërore manifestime të mëdha me rastin e 26 vjetorit të Revolucionit islamik, që solli në fuqi pushtetin e klerikëve. Përfaqësues të mërgatës iraniane kanë kundërshtuar regjimin aktual të Terheranit me protesta në Gjermani.
XS
SM
MD
LG