Ndërlidhjet

MYNIH


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha sot se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të lënë mënjanë dallimet dhe të luftojnë bashkarisht terrorizmin. Në konferencën ndërkombëtare për siguri, në Mynih, ai tha se siguria globale varet nga bashkëpunimi Amerikë – Evropë. "Sot ne përballemi me armikun e përbashkët. Në shënjestër të ekstremistëve janë të gjitha shoqëritë e civilizuara, Nju Jorku, Uashingtoni, Stambolli etj. Radikalët islamikë nuk duan armëpushim me botën e civilizuar" tha Ramsfeld duke shtuar se luftimi i tyre nuk është punë vetëm e ushtrisë. "Kjo i bënë popujt që të këmbejnë informatatë, të thyejnë mbështetjen financiare të ekstremistëve, ose të zënë terroristët. Këto përpjekje kërkojnë kontributin e shumë qeverive dhe elementeve tjera si ato diplomatike, legale etj" tha Ramsfeld. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ndërkaq, vlerësoi se në të ardhmen Aleanca, mund të ketë rol të rëndësishëm në Lindjen e Mesme. Komandanti suprem, gjenerali James Jones tha në konferencë, se krijimi i akademisë për trajnimin e forcave irakiane ka hasur në vështirësi. Ndërkohë, Ministri i Mbrotjes i Rusisë, Sergei Lavrov potencoi çështjen e armëve bërthamore të Koresë Veriore. "Nëse kanë zhvilluar armë bërthamore, ashtu siç janë deklaruar, atëherë kanë bërë zgjedhje të gabuar" tha Lavrov.
XS
SM
MD
LG