Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen të hënën e ardhshme, me ftesë të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, do të udhëtoj për në Bruksel, ka thënë sot zëdhënësi i Unmikut, Neeraj Singh. Është bërë e ditur se prej Brukselit, zoti Petersen udhëton për në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të paraqitet raporti tremujor për Kosovën. Lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës në këtë takim, zëdhënësi Singh është shprehur se kryeadministratori Petersen ka shfaqur dëshirën që në Nju Jork të shkojë me zotin Haradinaj. Por, situata ende nuk është e qartë pasi, siç ka thënë zëdhënësi Singh, zoti Haradinaj ende nuk ka marrë ftesë zyrtare nga Këshilli i Sigurimit.
XS
SM
MD
LG