Opozita në Liban kërkoi dorëheqjen e qeverisë, që mbështetet nga Siria. "Kërkojmë formimin e qeverisë së përkohshme dhe largimin e plotë të forcave të Sirisë" thuhet në një deklaratë të opozitës. Këto kërkesa bëhen katër ditë pas vrasjes së ish kryeministrit Rafik Hariri. Ndërkohë, Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleeza Rice tha se Siria duhet të ndërpres mbështetjen për terrorizmin.
"Ne nuk po provojmë të izolojmë Sirinë, por ajo duhet të sillet në mënyrë më të përgjegjshme dhe të përfshihet në hetimin e vrasjes së ish kryeministrit Hariri" tha sekretarja amerikane e shtetit, Rice.