Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenti Bush, në fillim të turneut të tij evropian, ka bërë thirrje për një fillim të ri në marrdhëniet euro-amerikane, duke theksuar se detyrat e mëdha të partnerëve transatlantikë për të ardhmen janë tashmë të qarta.
Ky qëndrim i Bushit do të theksohet në fjalimin e tij në selinë e NATO-s në Bruksel, ku liria e demokracia do jenë konceptet qëndrore të fjalimit. Bush do të theksojë nevojën e Shteteve të Bashkuara për një Evropë të fortë, pasi vetëm kështu ajo do jetë një partner i fuqishëm në punën e vështirë për përhapjen e lirisë në botë. Duke folur për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë ndërhyrjes ushtarake në Irak, Bush do nënvizojë se ato nuk mund të ndajnë aleatët.
"Në Evropë do të bisedojë me udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian si mund të punojmë së bashku për të përfituar nga mundësitë historike që janë aktualisht para nesh", kishte deklaruar Bush në prag të vizitës së tij.
Sonte pas fjalimit në NATO- Bush dhe presidenti francez Chirac do kenë një darkë pune. Pas Brukselit Bush do të vizitojë Gjermaninë, derisa të enjten në Bratisllavë të Sllovakisë do takohet me homologun e tij rus Putin.
XS
SM
MD
LG