Ndërlidhjet

KJEV


Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko filloi sot një turne tre ditor evropian, gjatë të cilit do kërkojë nga Bashkimi Evropian të hapë bisedimet për anëtarësi me Kjevin.
Jushcenko dëshiron hapjen e bisedimeve për anëtarësi deri në vitin 2007. Bashkimi Evropian nga ana tij do miratojë një plan veprimi për Ukrainën, duke i ofruar marrëveshje të favorshme tregtare dhe sistem më pak strikt të vizave.
Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Viktor Jushçenko do të takohet dhe me presidentin Bush.
XS
SM
MD
LG