Ndërlidhjet

NJU DELHI


Ministri i jashtëm i Iranit tha sot se Teherani nuk do të heq dorë nga ambiciet bërthamore. Duke folur në kryeqytetin e Indisë, ministri Kamal Kharrazi tha se Irani nuk po shkelë liget ndërkombëtare, që lejojnë shfrytëzimin e energjisë bërthamore për çështje paqësore. "Nuk është fjala për ndërmjetësim ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe për faktin që ne të harrojmë të drejtat tona. Çështja shtrohet se si të mënjanohen shqetësimet e tyre se programet tona bërthamore nuk do të përdoren për armë nukleare" tha Karrazi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se Teherani po i përdorë programet nukleare për zhvillimin e armëve, gjë të cilën Irani e ka mohuar.
XS
SM
MD
LG