Kryeministri izraelit Ariel Sharon, tha se nuk do të ketë progres në përpjekjet për paqe përderisa udhëheqësia palestineze nuk i shtyp fraksionet e armatosura.
Edhe radioja izraelite e citoi ministrin e Drejtësisë Tzipi Livni të ketë thënë se Izraeli mund ta pezullojë marrëveshjen për lirimin e 400 të burgosurve tjerë palestinezë.
Sharon gjithashtu e akuzoi Sirinë se ka urdhëruar grupin militant palestinez Jihadi Islamik ta kryejë sulmin vetvrasës të së premtes në Tel Aviv ku humbën jetën 4 veta.
"Sulmi terrorist u krye nga pjesëtarët e Jihadit Islamik. Urdhëri erdhi nga burimet e Jihadit Islamik në Siri. Këtë fakt e dijmë, dhe bazuar në të, nuk mund ta shfajësojmë Autoritetin Palestinez nga përgjegjësia se terroristët janë ndërsyer. Testi i menjëhershëm i Autoritetit Palestinez do të ishte një operacion intenziv kundër Jihadit Islamik", tha Sharon.
Lideri palestinez Mahmoud Abbas Abas ka dënuar sulmin dhe ka premtuar masa të rrepta kundër militantëve, ndërsa Damasku i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka shtuar se mbështet përpjekjet për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.