Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

VJENË


Drejtuesi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed El Baradei tha se hetimet rreth programeve bërthamore të Iranit, po ecin përpara. "Dëshiroj që kjo çështje të mbyllet sa më shpejtë që është e mundur. I bëj thirrje Iranit që të jetë më aktiv dhe të na ndihmojë në përmbylljen e saj" tha El Baradei, para takimit të sotëm, të Agjencisë në Vjenë. Ai gjithashtu tha se deklaratat e Koresë Veriore për posedimin e armëve nukleare, janë çështje urgjente. "Ato do të kenë implikime serioze për sigurinë dhe kërkojnë zgjidhje diplomatike" tha El Baradei.
XS
SM
MD
LG