Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme, pasi ka marrë padinë nga Tribunali i Hagës për veprimtarinë e tij në ish UÇK. Ai tha se jep dorëheqje dhe se përgatitet që neser të udhëtojë për në Hagë.
"Jam njëri nga të akuzuarit dhe këtë sot e kam marrë zyrtarisht. Jam plotësisht i pafajshëm. Kjo është njëra prej ditëve të mia më të vështira, por liria ka çmim të lartë dhe unë në jetën time kam pasur edhe ditë më të vështira" tha ai në një konferencë për shtyp.
Pas dorëheqjes, Haradinaj lëshoi një kumtesë për opinion, ku përsëriti se nuk është fajtor. Ai ka vënë në pah se Tribunali i Hagës është duke i trajtuar njësoj luftëtarët e lirisë dhe agresorët që kanë shkatërruar kombe të tëra, ndërsa rajonin e kanë shndrruar në gërmadha.
"Akuza është mbështetur në gënjeshtrat e Beogradit dhe është rezultat i tregtisë, të cilën e kanë bërë me qeverinë e Serbisë, në mënyrë që kriminelët serbë t'i dorëzohen Hagës" tha ai. Haradinaj ia paraqiti dorëheqjen presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryetarit të Kuvendit Nexhat Daci. Zëvendëskryeministri Adem Salihaj do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryeministrit deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri. Haradinaj ka propozuar si kandidat për kryeministër të ardhshëm, ministrin Bajram Kosumi
XS
SM
MD
LG