Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtarët rusë thanë se të afërmit e udhëheqësit seperatist çeçen Aslan Maskhadov, i vrarë dje nga forcat ruse, nuk do të lejohen të varrosin trupin e tij. Zëvendës përfaqësuesi ligjor, gjenerali Nikolai Shepel tha se ligji rus nuk lejon kthimin e kufomave të terroristëve tek të afërmit. Ndërkohë, zyrtarët rusë e kanë përshendetur vrasjen e Maskhadovit.
"Shkatërrimi i terroristit të njohur ndërkombëtar duhet të shihet njësoj nga të gjithë. Me këtë rezultat, do të ketë më pak ligësi", tha kryetari i Dumas ruse, Boris Gryzlov. Në anën tjetër, guerilët çeçenë kanë thënë se do të vazhdojnë luftën kundër administratës së Rusisë në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG