Ndërlidhjet

PODGORICË


Pas takimit të sotëm me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq në Podgoricë, presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se "përcaktimi i statusit të Kosovës nuk duhet të vonohet". Ai mëtutje u shpreh se "zgjidhja më e qëndrueshme e çështjes së Kosovës do të vijë nga vetë populli i Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe me Organizatën e Kombeve të Bashkuara". Zoti Moisiu mëtutje foli edhe për zotin Ramush Haridinaj:
- Ne vlerësojmë se ky ishte një akt civil i një politikani me kurajo që vë interesat e popullit të tij dhe të vendit të tij mbi të tjera, tha Alfred Moisiu.
Për dorëzimin vullnetar të zotit Haradinaj në Tribunalin e Hagës, presidenti Vujanoviq, pos tjerash, tha:
- Zoti Haradinaj ka kryer një akt shumë të përgjegjshëm edhe ndaj Gjykatës së Hagës e edhe ndaj popullit të tij. Poashtu edhe qytetarët e Kosovës reaguan në mënyrë shumë të përgjejgjshme ndaj këtij akti dhe siç e dini, edhe pse pritej, nuk ndodhi kurrfarë jostabiliteti në Kosovë për shkak të shkaurjes së zotit Haradinaj në Hagë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG