Ndërlidhjet

PEKIN


Kuvendi i Kinës sot miraoi vendimin që presidenti Hu Jintao ta marrë edhe postin e shefit të ushtrisë. Deri tash kryetar i Komisionit Qendror ushtarak ishte Jiang Zemin, ish president i Kinës. Raportohet se ky zhvillim ishte i pritur, pasi në muajin shtator të vitit të kaluar presidenti aktual, Hu Jintao e pat zëvendësuar zotin Zemin në postin e Kryetarit të Partisë Komuniste të Kinës. Agjencitë e lajmeve informojnë se ky ishte hapi final i ndërrimit të parë të udhëheqjes së Kinës në mënyrë paqësore.
XS
SM
MD
LG