Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në një rrugë, në qendër të Prishtinës, ndodhi një shpërthim i fuqishëm, në çastin kur andej po kalonte kolona e automobilave në përcjellje të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili po shkonte të takohejë me shefin për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana. Një person u lëndua nga shpërthimi. Presidenti Rugova tha se "e dënonte ashpër këtë vepër të njerëzve që nuk ia duan të mirën Kosovën".
"Ata që kanë për qëllim të bëjnë vepra të tilla duhet t'i ndalojmë dhe duhet të marrin dënimin e merituar sepse nuk mund të lejojmë që të vihet në rrezik jeta e njerëzve të qytetarëve të Kosovës" tha Rugova.
Policia ndërkaq, tha se nuk dihen motivet e shpërthimit dhe duhet të priten konkluzionet e hetimeve.
XS
SM
MD
LG