Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush mirëpriti mbajtjen e mbledhjes së parë të Asamblesë Kombëtare të Irakut. Ai tha se ky është një moment i rëndësishëm drejtë demokracisë në Irak.
"Iraku kishte sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare tranzitore. Ky është moment i ndritshëm në procesin e hartimit dhe ratifikimit të kushtetutës. Ne gjithnjë kemi thënë se ky është proces dhe sot u bë një hap shpresëdhënës në këtë drejtim" tha Bush, në një konfrencë për shtyp në Uashington.
Ai gjithashtu tha se gjatë një bisede telefonike me kryeministrin italian Silvio Berluskoni ka diskutuar rreth planeve për reduktimin e trupave italiane në Irak.
"Kryeministri Berluskoni ka ngritur çështjen e trupave italiane në Irak dhe para së gjithash ka dashur të më sigurojë se nuk ka kurrëfarë ndryshimi në politikën e tij. Në fakt, çfardo tërheqjeje do të bëhet duke u konsultuar me aleatët dhe varësisht nga aftësitë e irakianëve për vetëmbrojtje" tha Bush.
XS
SM
MD
LG