Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në një konferencë për shtyp të partisë "Blloku popullor" janë transmetuar fjalët e gjeneralit të pensionuar të ushtrisë së Serbisë, Nebojsha Pavkoviq se nuk do të dorëzohet në Tribunalin e Hagës. Një zyrtar ka thënë se njerëzit e kësaj partie po përgatiten për ta mbrojtur zotin Pavkoviq, nëse dikush provon ta arrestoj atë. Agjencitë e lajmeve informojnë se është e paqartë se për çfarë mbrojtjeje bëhet fjalë. Gjenerali Pavkoviq është i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG