Ndërlidhjet

PEKIN


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, ka përfunduar turneun e saj në Azi, i pari që nga ardhja në krye të diplomacisë amerikane.
Gjatë këtij turneu Rice vizitoi Afganistanin, Indinë, Pakistanin, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën.
Takimet në Tokio, Seul e Pekin u përqëndruan në rifillimin e bisedimeve me Korenë e Veriut për programet e armëve bërthamore të Penjanit.
"Nëse është shumë e vështirë për të arritur një gadishull korean pa armë bërthamore dhe nëse Koreja e Veriut nuk pranon nevojën për t'u ulur në bisedime, atëherë ne do të shohim opcione të tjera, pasi kjo është një çështje me rëndësi të veçantë për Shtetet e Bashkuara dhe çdo vend në rajon", tha Rice.
Gjatë viztiës në Kinë, Rice ka ngritur dhe shqetësimin se heqja e mundshme e embargos së armëve ndaj Kinës nga Bashkimi Evropian mund të ndikojë në prishjen e baraspeshës në Azi.
XS
SM
MD
LG