Ndërlidhjet

BISHKEK


Parlamenti i Kirgistanit vendosi që zgjedhjet presidenciale të mbahen me 26 qershor.
"Zgjedhjet e parakohshme presidenciale është vendosur që të mbahen me 26 qershor dhe kjo është data e saktë" tha deputeti, Iskhak Masaliev.
Ndërkohë, gjendja e sigurisë pas protestave, sipas autoriteteve, është e qetë.
"Gjendja është plotësisht nën kontrollin e organeve të sigurisë. Nuk do të ketë trazira të reja, kurse numri i krimeve në Bishkek brenda 24 orëve të fundit është i njëjtë si në rrethanat normale" tha Felix Kulov, përgjegjës për sigurinë.
Presidenti Askar Akayev u largua para dy ditësh, pas protestave të opozitës, që nuk pranonte rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.
XS
SM
MD
LG