Ndërlidhjet

GRAÇANICË


Ushtarët suedezë të Kforit dhe Shërbimi policor i Kosovës kanë bastisur sot shtëpi dhe pasuri në Graçanicë, afër Prishtinës, në kërkim të armëve. Burime serbe kanë informuar se ndërhyrja e tyre në shtëpinë e familjes Ivanoviq ka shkaktuar paknaqësi të qytetarëve serbë të Graçanicës. Dhjetëra qytetarë ishin tubuar para kësaj shtëpie për të protestuar, ndërsa të tjerët kishin bllokuar rugën. Bastisjet për armatim kishin filluar në orët e hershme të mëngjesit. Nuk ka kumtesë zyrtare për suksesin eventual të kësaj bastisjeje.
XS
SM
MD
LG