Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se përcaktimi i statusit të Kosovës do të sjellë stabilitet dhe qetësi në rajon.
"Për këtë duhet të vendosin qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe pakicat, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar" tha Moisiu, pas takimit në Tiranë me kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi.
Ai përshendeti pjekurinë e klasës politike në Kosovë dhe qytetarinë e treguar nga populli i Kosovës dhe tha se populli dhe qeveria e Kosovës po jep sinjalet e duhura që komuniteti të kuptojë se Kosova e meriton të integrohet në Evropë.
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Shqipërisë për Kosovën.
"Jam i përkushtuar që të punojë për të zbatuar programin e qeverisë, me prioritet standardet dhe zhvillimin ekonomik në mënyrë që bisedimet për statusin final të fillojnë këtë vit" tha Kosumi.
Ai u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi i cili shprehu mbështetjen për përcaktimin e statusit te Kosoves "si një zgjidhje në interes të popullit të Kosovës dhe të integrimit të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian".
I shoqëruar nga ministri i financave i Shqipërisë, Arben Malaj, kryeministri i Kosovës, sot vizitoi edhe muzeun Historik Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" në Krujë.
XS
SM
MD
LG